VIDEO/ Partizani rikthehet bindshëm te fitorja, mposht lehtësisht Kukësin dhe merr vendin e dytë në renditje

Partizani është rikthyer në mënyrë bindëse të fitorja. Ekipi i Orges Shehit ka mposhtur Kukësin me rezultatin 3-0 në “Arenën e Demave”. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura për të dyja skuadrat, por ndeshja u bë më e lehtë për të kuqtë në fraksionin e dytë të lojës.

Një penallti në minutën e 55 solli zhbllokimin e rezultatit. Tedi Cara u tregua i saktë nga 11 metrat, duke kaluar kështu në epërsi Partizanin. Vetëm 5 minuta më vonë, ishte përsëri Cara ai që shkundi rrjetën dhe i dha qetësinë të kuqve. Për të vulosur rezultatin përfundimtar në 3-0 mendoi Mehmeti, i cili në minutën e 72-të mbylli historinë e këtij takimi. Partizani shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Kukësi vështirëson pozitat në fundin e tabelës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

goooooll………………….
byu/Football_24_7 insoccer

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online