Sasuolo ndërron trajner, Kumbulla dhe Bajrami stërviten për herë të parë me trajnerin e ri

Alesio Dionisi nuk është më trajneri i Sasuolos. Humbja e thellë 1-6 kundër Napolit ishte e papranueshme për drejtuesit e klubit, të cilët vendosën të shkarkonin trajnerin. Vendin e Dionisit në krye të pankinës e ka zënë Davide Balardini.

Sasuolo ka komunikuar përmes faqes së vetë zyrtare në ueb se Balardini do të udhëheqë skuadrën deri në fund të këtij sezoni. Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami kanë zhvilluar sot seancën e tyre të parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të tyre të ri. Mbetet për t’u parë nëse dy lojtarët shqiptarë do të kenë më tepër hapësira nga Balardini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online