VIDEO/ Partizani përmbys Valmierën në transfertë, “play off“-i është gjithnjë e më pranë për kampionët e Shqipërisë

Partizani largohet me fitore nga Letonia. Të kuqtë kanë mposhtur Valmierën me rezultatin 1-2. Ndeshja nisi me ritëm të ngadaltë për kampionët e “Abissnet Superiore”-s, të cilët në pjesën e parë të takimit çaluan dukshëm. Si për të mos mjaftuar loja jo e mirë për Partizanin, Gustavo Silva shtang Qirkon me një goditje fantastike nga distanca në minutën e 27.

Partizani përmendet në pjesën e dytë të ndeshjes, kur jep shkëndija që në minutat e para me anë të Tedi Carës. Sulmuesi i Partizanit gaboi fillimisht fare pranë portës, por gabimin e shlyen në minutën e 58, kur kthen baraspeshën e përkohshme. Për të siguruar fitoren mendoi Arinaldo Rrapaj, i cili në minutën e 76 shënon një gol mjaft të bukur nga distanca. Partizani largohet kështu triumfues nga transferta dhe do të përgatisë i qetë ndeshjen e kthimit. Tashmë “play off”-i duket gjithnjë më pranë për “demat e kuq”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *