VIDEO/ Partizani i Dajës nuk njeh ende shijen e fitores në 5 javët e para, Tafas kthehet në heroin e Kukësit

Partizani-Kukësi 1-1 Cara 64’/ Fejiao 69′

Partizani i Ilir Dajës nuk e kishte marrë ende fitoren në katër javët e para të kampionatit. Në ditën e sotme të kuqtë janë përballur ndaj Kukësit, atje ku barazuan në shifrat 1-1. I pari kaloi në avantazh Partizani me anë të Tedi Carës që në pjesën e dytë do të shfrytëzonte pasimin e mrekullueshëm të Mustës. Por festa e Partizanit nuk zgjati shumë pasi Fejiao barazoi rezultatin me kokë, duke nisur që të festojë sërish me shqiponjë.

Portieri i Kukësit, Tafas, u kthye në hero teksa në goditjen e fundit në portë të Partizanit dhe njëkohësisht në sekondën e fundit, i mohoi golin kundërshtarëve me reagimin fantastik pas goditjes me kokë në distancën e afërt drejt portës. Kështu Partizani shkon drejt derbi me Tiranën pa e gjetur ende fitoren e parë, ndërsa Kukësi i kënaqet barazimit në kryeqytet. /Sport Ekspres/

 

Partizani: Alban Hoxha, Belica, Marku, Musta, Saliou, Rrapaj, Mala, Sota, Kaçe, Kardozo, Zhunior

Kukësi: Tafas, Peposhi, Lulaj, Ndreca, Bytyci, Gj. Taipi, De Lukas, Sh. Taipi, Edi Basha, Feijao, Milunoviç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online