VIDEO/ Partizani feston me 3 gola dhe fitore të pastër largimin e Dajës, Kastrioti befason duke mundur Teutën

Egnatia-Partizani 0-3 Mala 47′, Skuka 63′, Rrapaj 74′

Partizani ka arritur që të fitojë ndeshjen e parë të vitit 2022 dhe pas largimit të Ilir Dajës. Të kuqtë ia kanë dalë bindshëm që të mundnin Egnatian me shifrat 0-3. Pjesa e parë ishte e barabartë, me vendasit që triumfuan disi mbi mesfushën e të kuqëve, nisur edhe nga mbështetja e madhe në shkallët e stadiumit.

Me nisjen e së dytës ishte Esat Mala që zgjidhi ndeshjen me një super gol nga distanca. Më pas Sota ka marrë inkursionin drejt sulmit duke shërbyer Skukën, që realizoi golin e parë në debutim. Në fund ishte momenti për Rrapaj që të mbyllte gjithçka.

Në ndeshjen tjetër, një befasi ka ardhur nga Kastrioti që mundi Teutën me shifrat 2-0. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Greca në minutën e 14. Trajneri Cela futi Ajazin në minutën e 72 të lojës dhe pas 120 sekondash, sulmuesi ia shpërbleu duke shënuar. /Sport Ekspres/

Egnatia: Puja, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Eller, Iseni, Imeri, Xhekson, Ademi, Shtubina, Magani

Partizani: Hoxha; Sota, Belica, Bitri, A. Marku; Rrapaj, Mala, H. Marku; Cara, Zhunior, Skuka

Kastrioti-Teuta 2-0 Greca 14′, Ajazi 74′

Kastrioti: Neziri; Husein, Selmani, Rami, Karakaçi, Okebugu, Kodra, Hasani, Greca, Kaina Nunjesh

Teuta: Qirko; Todorovski, Ivanoviç, Aleksi, Kotobelli, E. Vila, Akuah, Daja, L. Vila, Plaku, Hebaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online