“E dua këtë ekip, jam i familjes së kuqe”! Mehmeti tregon se çfarë ndryshoi në fitore nga Ilir Daja: Futa lojtarët në pozicionet e tyre

Partizani ka arritur që të fitojë ndeshjen e parë të vitit 2022 dhe pas largimit të Ilir Dajës. Të kuqtë ia kanë dalë bindshëm që të mundnin Egnatian me shifrat 0-3. Pjesa e parë ishte e barabartë, me vendasit që triumfuan disi mbi mesfushën e të kuqëve, nisur edhe nga mbështetja e madhe në shkallët e stadiumit.

Me nisjen e së dytës ishte Esat Mala që zgjidhi ndeshjen me një super gol nga distanca. Më pas Sota ka marrë inkursionin drejt sulmit duke shërbyer Skukën, që realizoi golin e parë në debutim. Në fund ishte momenti për Rrapaj që të mbyllte gjithçka.

Në ndeshjen tjetër, një befasi ka ardhur nga Kastrioti që mundi Teutën me shifrat 2-0. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Greca në minutën e 14. Trajneri Cela futi Ajazin në minutën e 72 të lojës dhe pas 120 sekondash, sulmuesi ia shpërbleu duke shënuar. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport” pas ndeshjes:

Mehmeti (Partizani): “Ne hasëm shumë vështirësi, megjithëse rezultatin 0-3 duke i lehtë. Egnatia është skuadër që të imponon respekt, ka lojtarë shumë cilësorë. Në 45 minutat e para nuk ishim fluid në dy fazat e lojës. Ndeshjet e para kur vjen nga shkëputja është e vështirë, sa të futesh në ritëm. Po e studionim pak kundërshtarin në minutat e para. Skuka bëri detyrën e tij që të realizojë sot. Skuka duhet ta kuptojë që është në elitën e futbollit shqiptar, po përfaqëson Partizanin. Jam i familjes së kuqe, i njoh mirë lojtarët. I kam dërguar lojtarët në pozicionet e tyre, i kam rritur optimizmin. Është shumë e rëndësishme që ta duash ekipin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online