Në orën 16:00 janë zhvilluar dy ndeshje të forta në Kategorinë Superiore atje ku ndesheshin ekipe me kualitete. Por Partizani e ka bërë Kukësin që të duket si ekip modest teksa fitoi në shifrat 4-0. Goli i parë erdhi nga Jasir Asani në minutën e 40. Në versionin e Lionel Mesit, futbollisti i Partizanit dërgoi topin në rrjetë nga goditja e dënimit. Vetëm dy minuta më vonë Hakaj do të katapultonte krosimin te Cinari për të gjetur edhe golin e dytë.
Me Kukësin që ishte tërësisht i dorëzuar, Zhunior dhe Mala përmbyllën spektaklin. Nga krahu tjetër Tirana arriti që të mundte Teutën në shifrat 0-2 duke e larguar nga kryesimi i Superiores. Në minutën e 78 Seferi do të gjente rrjetën, por arbitri e ndaloi lojën për faull në favor të Tiranës.
Në atë moment ka pasur edhe shumë polemika pasi loja duhej të lihej në avantazh. E si për të përmbyllur diskutimet mendoi Batha që dërgoi topin në rrjetë me ekzekutimin e saktë. Vetëm pak minuta më vonë do të ishte Hoxhallari me një ekzekutim klasi që do t’i conte shifrat në 2-0. /Sport Ekspres/
Teuta-Tirana 0-2 Batha 79′, Hoxhallari 86′
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhakson, Alkesi, Daja, Karabeci, E.Vila, Bregu, Gruda
Trajner: E.Martini
Tirana: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toli, Çelhaka, Batha, Ismaljgeci, Torasa, Kale, Seferi
Trajner: O.Shehi
Partizani-Kukësi 4-0 Asani 39′, Cinari 40′, Zhunior 68′, Mala 87′
Partizani: Teqja, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Steni Zhunior
Trajner: I.Daja
Kukësi: Tafas, Dragoshi, Bytyçi, Kurdiç, Kotobelli, Demiri, Taipi, Limaj, Ibrahimi, Gashi, Eze,
Trajner: M.Josa