VIDEO | “Paqe” mes Interit dhe Romës, Perishiç i përgjigjet “perlës” së El Sharauit

Interi dhe Roma kanë ndarë nga një pikë në përballjen mes tyre. Ndeshja e zhvilluar në “San Siro” dhuroi nga një gol për pjesë dhe u mbyll në barazim 1-1. Zikaltrit ishin më kërkues në pjesën e parë dhe humbën disa raste, por golin e gjeti ekipi i Ranierit.

Stefan El Sharaui vendosi qetësinë në stadium në minutën e 14-të. Sulmuesi anësor veproi bukur nga krahu i majtë, shmangu dy kundërshtarë dhe lëshoi një goditje fantastike që përfundoi në rrjetë.

Interi e shtoi presionin në pjesën e dytë dhe barazoi ndeshjen. Ivan Perishiç shfrytëzoi një krosim të D’Ambrozios në minutën e 61-të dhe ndëshkoi me kokë verdhekuqtë. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja ekipeve, kjo ndeshje nuk dhuroi më gola.

Ky barazim e konfirmon ekipin e Spaletit në vendin e tretë me 61 pikë, ndërsa Roma qëndron e pesta me 55 pikë, një më pak se Milani i vendit të katërt. Lufta për dy vende në Champions është shumë e fortë dhe pritet të dhurojë emocione e surpriza deri në javën e fundit.

Inter-Roma 1-1
Shënues: Perishiç 61’ / El Sharaui 14’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online