VIDEO | Panuçi nuk ndryshon kurrë, thumbon gazetarin

Kristian Panuçi u konfirmua në krye të stolit kuqezi nga presidenti Armand Duka, i cili ndryshoi mendje pas fitores me Uellsin dhe vendosi që t’i jepte një mundësi tjetër teknikut italian, i cili në Ligën e Kombeve nuk mundi që të përmbushte objektivat e tij.

Sot, “TV Klan” kishte programuar një intervistë me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbolli, Armand Dukën, por rastësisht në ambientet e FSHF-së kishte rastisur me trajnerin kuqezi. Panuçi është parë në jo pak raste nervoz në konferencat për shtyp, por nuk i kursen dhe ngacmimet me gazetarët, diçka që duket se nuk e bën vetëm kur del zyrtarisht por edhe kur i takon gazetarët rastësisht.

Duke dalë nga zyrat e FSHF-së, Panuçi ka thumbuar gazetarin e “TV Klan”, duke e këshilluar që ta pyesë presidentin Duka se pse nuk e kishte dëbuar atë nga stoli kuqezi. Një sjellje aspak e hijshme, pasi nuk i takon një trajneri që të merret me gazetarët, aq më tepër kur nuk ishte një mision i televizionit për të marrë prononcim nga 45-vjeçari. “Pyetja që duhet t’i bësh presidentit është: ”Pse nuk e dëbove Panuçin, një pyetje që e bëjnë të gjithë dhe që është në modë këto ditë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *