VIDEO/ Panik te lojtarët dhe tifozët që nuk e kuptojnë çfarë ndodhi, sulmuesi i Francës përfundon pa ndjenja në fushën e blertë

Momente me tension të madh ka shënuar ndeshja mes Tigres dhe Santos Laguna e luajtur në Kupën e Meksikës. André-Pierre Gignac, sulmuesi francez dhe ylli i Tigres, u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes dhe trembi menjëherë të gjithë të pranishmit në stadium.

Skena në të cilën lojtari është i shtrirë në fushë i ka lënë të gjithë pa fjalë. Ndërhyrja e mjekut ka qenë e menjëhershme dhe ata kanë qëndruar pranë tij për disa sekonda për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Stadiumi heshti për një moment duke u përpjekur të kuptonte se çfarë ndodhi.

Rreth Gignac qëndruan lojtarët e të dyja skuadrave, i cili ndërkohë erdhi shpejt në vete. Lajmi i parë i mirë në një natë që mund të kishte përfunduar fatalisht. Sulmuesi francez u ndihmua nga mjekët dhe pas pak minutash u rikthye në këmbë. Mirëpo, sapo mundi të ecte sërish, kishte sërish shqetësime. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online