VIDEO/ Pamjet që nuk u transmetuan në TV! Kreu i tifo-grupit të Lionit godet me shuplakë tifozin që hodhi shishen e ujit te Payet

Mjafton një dru i shtrembër dhe e gjithë stiva të prishet! Stadiumi ishte i pushtuar nga tifozët në ndeshjen mes Lionit dhe Marsejës dhe nuk kishte asnjë vend bosh. Por i gjithë spektakli dhe skena që do të ofrohej në fushën e lojës është prishur nga sjellja e një tifozi.

Një shishe uji do të vinte për të goditur futbollistin kundërshtar, Payet, ndërsa kaq mjaftoi që ndeshja të ndërpritej. Të gjithë tifozët e tjerë duhej të shkonin në shtëpi dhe nuk mundën që të shihnin përballjen që e kishin pritur me padurim.

Ndërkohë kreut të tifo grupit të Lionit i është sosur durimi dhe ka goditur me shuplakë tifozin përgjegjës që hodhi shishjen e ujit drejt Payet. Tifozi ka kërkuar falje dhe donte që të shpjegohej për veprimin e kryer, por dëmi ishte bërë dhe asgjë nuk mund të kthehej mbrapsht. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online