VIDEO/ Pamjet e reja! Shuani çdo diskutim për penalltinë me imazhin e qartë, rasti i 11-metërshit të Vllaznisë

Shumë polemika ka prodhuar ndeshja mes Partizanit dhe Vllaznisë. Kjo përballje ishte ndoshta më e bukura e këtij sezoni nisur nga intensiteti i dy ekipeve që dëshmuan se bëjnë lojën më të bukur në Shqipëri. Megjithatë në fund pak është komentuar mbi përballjen dhe shumë për vendimin e Enea Jorgjit mbi 11-metërshin. Duke mos u marrë me rastet e tjera të dyshimta mbi këtë ndeshje, le të ndalemi pak vetëm te penalltia e ekzekutuar saktësisht nga Marku.

“Sport Ekspres” sjell pamjet e ngadalësuara dhe më të qarta që mund të shuajnë të gjitha dyshimet. Ishte apo jo? Pikësëpari ajo që duhet të kuptohet është se Belica ka shtuar diametrin e trupit të tij duke hapur disi bërrylin. Kjo është e palejueshme dhe ndëshkohet me penallti, ndërsa në çdo vend tjetër të Europës mbrojtësit zgjedhin që t’i mbajnë duart të lidhura mbrapa në mënyrë që të mos ndëshkohen.

Kjo pasi lojtarët duhet të zënë vetëm hapësirën e trupit të tyre dhe të ndërhyjnë pa e shtuar atë duke përdorur bërrylin, krahun apo dorën. Për më tepër vetë trajektorja e topit pas ndërhyrjes së Belicës e tregon se ka pasur kontakt të palejuar me bërrylin që është më i hapur seç duhet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online