Futbolli është një lojë ku lojtarët shpenzojnë shumë energji dhe njëkohësisht humbasin lëngje nga trupi i tyre. Për këtë arsye hidratimi është një pjesë e rëndësishme për futbollistët. Nëse gjithnjë jemi mësuar të shohim lojtarët duke konsumuar ujë gjatë pushimit, një zgjedhje krejtësisht e pazakontë vjen nga Hollanda.
Gjatë ndeshjes mes Ado Den Hagë dhe PSV Eindhoven për femra, njëra prej futbollisteve ka lënë shishen e ujit dhe në vend të saj merr në duar… kavanozin me turshi. Një veprim i çuditshëm ky që ka tërhequr menjëherë vëmendjen, ndërsa pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Dit zien we niet zo heel vaak in een dug-out… ? #adopsv #totoknvbbeker pic.twitter.com/otIi3vjwSr
— NOS Sport (@NOSsport) June 5, 2021