VIDEO/ Pamjet brenda “Zeqir Ymerit”, me standartet europiane dhe heq problemin kryesor të Kukësit

“Zeqir Ymeri” po bëhet gati për ekipin e Kukësit dhe pritet që stadiumi i ri të jetë gati në shtator. Në ditën e sotme ishte presidenti i FSHF, Armand Duka, që së bashku me Safet Gjicin kanë inspektuar punimet në këtë stadium. Duka ishte surprizuar për shpejtësinë me të cilën po vazhdojnë punimet pas periudhës së COVID që kishte ndikimin e tij për të ngadalësuar ritmet.

Një shtëpi e re e futbollit për Shqipërinë që do të jetë sipas standarteve europiane. Madje Safet Gjici i ka hapur dyert edhe Kombëtareve të moshave që të luajnë në këtë vend. Ky stadium është një investim nga Qeveria Shqiptare dhe FSHF-ja.

Nga ana tjetër i heq edhe problemin kryesor Kukësit. Për verilindorët ishte një minus i madh fakti që nuk luanin asnjëherë në shtëpinë e tyre dhe nuk ndienin përkrahjen e tifozëve. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të kemi rikthimin e Kukësit që pret të rikthejë edhe rezultatet me praninë e lojtarit të 12. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online