VIDEO/ Pamje të tilla nuk janë parë në futboll, VAR-i largon portierin me të kuq pa nisur ndeshja

Pamje të rralla vijnë nga Amerika e Jugut. Cerro Porteno ka zhvilluar finalen e Superkupës së Paraguajit kundër Olimpias. Një ndeshje kjo që ka nisur ndryshe për Cerro Portenon, teksa portieri i tyre është larguar me karton të kuq ende pa filluar ndeshja. Gardiani brazilian shkoi pranë portës së tij për të vendosur shishen me ujë, por menjëherë ka hasur në reagimin e tifozëve kundërshtarë. Këta të fundit kanë hedhur sende drejt rrjetës së portës, ndërsa më pas Fernandes është kundërpërgjigjur me anë të gjesteve.

Kaq ka mjaftuar dhe arbitri kryesor ka shkuar të shohë pamjet në monitorin e sistemit VAR. Pasi ka riparë çfarë ka ndodhur, gjyqtari nuk e ka menduar gjatë të nxjerrë kartonin e kuq, duke e larguar portierin pa filluar ende finalja. Megjithatë më pas i është dhënë mundësia skuadrës të nisë lojën me 11 lojtarë dhe trajneri ka vendosur portierin e dytë mes shtyllave. Finalja ka përfunduar me rezultatin 3-1 për Olimpian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online