VIDEO/ Kryeqyteti vishet i kuq! Partizani zhyt në krizë më të thellë Dinamon, Mala i sjell shpresë të kuqve

LIVE, Partizani-Dinamo 1-0 Mala 71′

Kryeqyteti këtë mbrëmje vishet i kuq. Është Partizani ai që në fund del me tre pikët nga “Air Albania”, teksa fiton me rezultatin minimal 1-0. Të dyja skuadrat kanë pasur mundësitë e tyre, ndërsa Dinamo i është afruar së tepërmi golit. Një skemë thuajse perfekte në pjesën e parë ptishet në fund vetëm nga instikti i Teqjas, që i mohoi golin Mihanës.

Ndërkohë goli do të vinte në pjesën e dytë të takimit dhe do të mbante firmën e Esat Malës. Një pasim i vetëm në minutën e 71-të nxjerr nga vendosja prapavijën dinamovite dhe Mala gjendet krejt i vetëm përballë Bekajt, të cilin nuk e pati të vështirë ta mposhtë.

Dinamo përpiqet të gjejë golin e barazimit, por topin në rrjetë e dërgon përsëri Partizani. Megjithëse këtë herë arbitri kishte ngritur lart flamurin. Kështu të kuqtë marrin 3 pikë mjaft të vlefshme që japin shpresë për kthesën në rezultate. Ndërkohë e kundërta vlen për Dinamon, që tashmë zhytet edhe më tepër në krizën ku gjendet së fundmi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Partizani: Teqja, A. Marku, Belica, Sembene, Musta, Kaçe, H. Marku, Rrapaj, Cara, Mala, Zhunior

Dinamo: Bakaj, Maliqi, Sofranac, Imami, Samake, Sidibe, Demiri, Skuka, Ibraimi, Mihana, Çinedu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online