VIDEO/ Pamje që nuk janë parë ndonjëherë në Superiore, Partizani i hap rrugën golit për …fair play

LIVE, Kukësi-Partizani 1-2  Limaj 90′ /Çinari 63, Murataj 88′

Java e 20 e Kategorisë Superiore është mbyllur me një sfidë si Kukësi-Partizani, e cila përfundoi me shifrat 1-2. Një duel ky që ka sjellë si kurrë më parë pamje që nuk janë parë ndonjëherë në futbollin shqiptar. Një moment fair play ka shoqëruar minutat e fundit të takimit.

Gjithithçka nisi në minutën e 88, kur goditja e Eraldo Çinarit e përplas topin në trupin e kundërshtarit, i cili rrëzohet përtokë në zonë. Por Murataj nuk e mendon dy herë dhe shënjejtron portën, duke e dërguar rezultatin në 0-2 për Partizanin.

Një gjest i tillë ka sjellë irritimin e ekipit të Kukësit, që menjëherë kanë nisur të konfrontohen me Muratajn. E pas këtij episodi vjen një veprim për tu duartrokitur, teksa të kuqtë i hapin rrugën golit të verilindorëve. Limaj merr topin nga mesfusha dhe me të gjithë lojtarët e Partizanit të palëvizur ngushton shifrat në 1-2. Skuadra e Ilir Dajës tashmë shkon vetëm 4 pikë larg Vllaznisë, duke e parë kreun më afër se kurrë në këtë sezon të Kategorisë Superiore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Kukësi: Xhika, Dragoshi, Bytyçi, Kurdic, Kotobelli, Taipi, Demiri, Leiria, Ibraimi, Gashi, Eze.
Trajner: M. Josa

Partizani: Hoxha, Mala, Belica, Bitri, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Zhunior.
Trajner: Ilir Daja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online