VIDEO/ Pamje që i kishin munguar pafund futbollit, 18 mijë tifozë mbushin “Uemblin” në finale

Më në fund futbollit i rikthehet fytyra e vërtetë. Pamje që i kishin munguar pafund këtij sporti risillen përsëri nga Anglia. Plot 18 mijë tifozë kanë mbushur ditën e sotme stadiumin “Uembli” në finalen e Carabao Cup, mes Tottenham dhe Manchester City.

Sigurisht që kjo shifër është larg kapacitetit total që ky impiant mundëson, por pas një periudhe më shumë se 1-vjeçare me tribuna të zbrazura jep një tjetër ndjesi. Padyshim që një atmosferë e ngrohtë dhe brohorimat reale të dala nga goja e tifozëve u kanë munguar shumë lojtarëve, që ndoshta do të jenë më të motivuar se kurrë për të fituar dhe për të shijuar këtë sfidë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *