Hakaj, ti je? I transformuar tërësisht nga Ilir Daja, sa shumë po rriten elementet te Partizani

Nëse do të diskutonim rreth trajnerëve më të mirë në Superiore, emra të ndryshëm do të na vinin ndërmend dhe shumëkush prej tyre e meriton vendin e parë bazuar në fakte. Fundja ngjeshja e madhe në luftën për titullin kampion është tregues i qartë se nuk mund të dilet në një emër të përveçëm që mund të hesht opinionin publik në fundin e këtij sezoni.

Por nëse flasim për Ilir Dajën, vlerat e të cilit dihen në futbollin shqiptar, do të dallonim tjetërsimin që i ka bërë lojtarëve që dikur shiheshin si…normal. Bitri është një prej shembujve më të qartë, por sigurisht pa harruar…Hakajn. Ky i fundit duket tërësisht i transformuar aq sa duhet të shohësh me shumë vëmendje fanellën dhe numrin e lojtarit për të kuptuar se bëhet fjalë për të njëjtin.

Krosime të katapultuara me saktësi të frikshme që nxjerrin blof gjithë rreshtimin e kundërshtarit, marrje e krahut për të mbështetur sulmin si në futbollin modern, energji që nuk shteron kurrë dhe realizimi i golit të parë me Partizanin që ishte spektakël me vete kundër Kastriotit. Në fakt kjo është edhe fitorja më e madhe tek të kuqtë teksa përveç rezultateve pozitive, fitojnë rritjen e nivelit të lojtarëve që do t’i shërbejë ekipit edhe në të ardhmen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online