VIDEO/ Objektivi i Barcelonës i pandalshëm në Francë, ka një dedikim special për golin

Memfis Depai është thjesht i pandalshëm në Francë. Sulmuesi holandez ka tundur rrjetën që në minutën e 12 në ndeshjen e sotme kundër Monakos. Lojtari është objektivi i Barcelonës në merkaton e dimrit, duke qenë se dështuan në arritjen e një marrëveshje në dritaren e transferimeve që lamë pas. Ky është goli i 5-të për të në 8 ndeshje, ndërsa numëron gjithashtu edhe 3 asiste në këtë fillim sezoni.

Ndërkohë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është edhe dedikimi i golit nga ana e Depait. Sulmuesi 26-vjeçar ka ngritur fanellën e tij lart për të treguar mbështetjen për bashkëkombasin e tij, Van Dajk. “Virgil, qendro i fortë vëlla”, shkruhej në bluzën e futbollistit të Lionit, që ka vendosur t’i japë kurajo mbrojtësit të Liverpulit, i cili përsoi një dëmtim horror në ndeshjen kundër Evertonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/noobfcb/status/1320459042268086278

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *