VIDEO/ VAR-i kthehet kundër Juventusit, milimetrat hedhin poshtë perlën e Moratas

0

Pjesa e parë mes Juventusit dhe Veronës është mbyllur mes polemikave, teksa VAR-i ka marrë rolin e protagonistit. Në minutën e fundit të fraksionit të parë të lojës, Morata lëviz bukur kundrejt mbojtësave kundërshtar, duke krijuar hapësira të mjaftueshme, që vërehen menjëherë nga Kuadrado, i cili i jep një pasim perfekt.

Por një perlë e vërtetë ka qenë finalizimi i sulmuesit spanjoll, që dhuruar spektakël me parabolën e tij. Juventusi kalon në festë, por për të ngrirë buzëqeshjet në fytyrat e bardhezinjve mendon teknologjia. VAR-i kthehet kundër “zonjës së vjetër”, teksa janë milimetrat ato që kanë hedhur poshtë atë gol të Alvaro Moratas. Një vendim që ka ndezur debate në rrjet. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat e barabarta 0-0, ndërsa edhe 45 minuta të tjera janë për t’u luajtur në Torino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.