“Sulmojnë si kërmill astmatik”/ Talenti Dobra pranë shansit të tij, tifozët shëprthejnë në kritika me ekipin

0

Skuadra e Ipsuiç po kalon një formë tejet të dobët në Angli, ku humbja e djeshme ndaj Linkolnit ka sosur edhe durimin e tifozëve. Përveç rezultateve, ekipi nuk bind aspak as në lojë, ndërsa sulmi çalon dukshëm në fushë. Kaq ka mjaftuar që në Anli tifozët të shpërthejnë në kritika dhe kanë kërkuar ndryshime në skaudër. “Ipsuiç sulmon si një kërmill astmatik“ ishte fraza e thënë nga komentatori i ndeshjes kundër Linkoln që pasqyron më së miri problemet në vijën e parë.

Një situatë e vështirë për klubin, por që mund të përkthehet në shansin më të mirë për Armando Dobrën. Talenti shqiptar refuzoi shumë oferta për të qendruar në radhët e Ipsuiç, ku aktualisht luan me ekipin e moshave. Megjithatë aftësitë nuk i mungojnë dhe duke parë gjendjen e sulmit, një vend për të në formacion mund të mbërrijë. Madje edhe vetë trajneri Lambert,i pyetur në lidhje me Dobrën, u shpreh pak ditë më parë me fjalët: “Të shohim se çfarë do të bëjë“, duke dhënë kështu një sinjal besimi për talentin shqiptar që të tregojë vlerat e tij me ekipin e parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.