VIDEO/ Nxjerr “knock out” kundërshtarin në raundin e 4-t, momenti kur Florian Marku feston duke valëvitur flamurin shqiptar

Florian Marku vazhdon të jetë i pamposhtur në karrierën e tij në boks. Boksieri shqiptar ka mposhtur kundërshtarin e radhës, Jenkins, mbrëmjen e sotme, duke fituar me “knock out” teknik që në raundin e katërt. Goditjet e forta në fytyrën e Jenkins kanë bërë që ky i fundit të humbasë fillimisht ekuilibrin dhe më pas ishte gjyqtari ai që ndërhyri për të ndërprerë përfundimisht duelin.

Në arenën e Newcastle-t të mbushur me shqiptarë, Florian Marku ka festuar duke valëvitur flamurin kuqezi në ring. 29-vjeçari nga Lushnja ka hipur në këndin e ringut dhe ka marrë në duart e tij flamurin shqiptar./Halit Delibashi-Sort Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *