“Urime për besimtarët dhe argjërimin”! Florian Marku flet pasi hodhi me KO Jenkins: Tregova se nuk erdha me fat deri këtu, unë lë zemrën në ring

Florian Marku ka marrë një tjetër fitore të madhe. Boksieri shqiptar fitoi për herë të parë në vitin 2022 dhe vazhdon në ecurinë fantastike pa njohur humbje. Në Anglinë e mbushur me shqiptarë, Marku nuk zhgënjeu. Një përballje e cila nisi e luftuar nga të dy krahët, por në raundin e katërt do të vendosej gjithçka. Disa goditje në kokën e Jenkins bën që kundërshtari i Markut të niste edhe lëkundjet në ring, me arbitrin që vendosi menjëherë për mbylljen e saj. Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, Marku është shprehur:

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që më kanë dhënë. I uroj të gjithëve besimtarëve për argjërimin që kanë nisur. Unë doja të tregoja sot ndaj Jenkins se nuk kam ardhur me fat deri këtu. Unë lë zemrën në ring. Jenkins më goditi në kokë dhe krijoi një të çarë. Kisha frikë mos ishte shumë dhe se doktori do të ndërpriste ndeshjen. Ja dolëm, tani unë dua Amir Khan në ring, do ta mund atë”, tha Marku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online