VIDEO/ “Nxirre topin jashtë”, zbulohet se çfarë i tha mbrojtësi i Fenerbaçes kur Rei Manaj mori përsipër penalltinë

Sivaspor dhe Rei Manaj mund të thuhet se kanë vendosur garën e titullit në Turqi. Kur jemi pak javë para mbylljes së kampionatit, Sivaspori ndali Fenerbacen në barazimin 2-2 dhe tani Galatasarai kryeson i qetë me katër pikë diferencë nga Fenerbace.

Por në barazimin e fundit të Sivaspor dhe Fenerbace kishte shumë kontestime për penalltinë e fituar dhe që më pas u shënua nga Rei Manaj. Sulmuesi shqiptar pretendoi një goditje të marrë në zonë dhe VAR konfirmoi 11-metërshin.

Megjithatë nga krahu tjetër janë të bindur se Manaj stimuloi në atë rast. Madje situata shkoi deri aty aq sa mbrojtësi i Fenerbaces, Djiku, i ka kërkuar sulmuesit shqiptar që të bëj “Fair Play” dhe ta nxirrte topin jashtë, për të mos ekzekutuar 11-metërshin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/