VIDEO/ Nuk shkoi si e kishte menduar! Po luante në finalen e madhe në Poloni, trajneri heq Ernest Muçin pa mbaruar pjesa e parë

Ernest Muci e nisi si titullar ndeshjen e sotme në finalen e Kupës së Polonisë mes Legias së Varshavës dhe Rakow. Këta të fundit po kryesojnë kampionatin dhe për këtë arsye takimi i sotëm ishte vërtet shumë emocionues.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, teksa Legia mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 7 pasi Ribiero u ndëshkua me karton të kuq. Trajneri i gjigandëve polak zgjodhi që të sakrifikonte Ernest Muçin. Në minutën e 40 të takimit, ish-lojtari i Tiranës duhej të ulej në stol dhe në vendin e tij u aktivizua mbrojtësi Nawrocki.

Kështu Kosta Runjaic tentoi të provonte vazhdimin e lojës me Muçin për shkak të teknikës së tij dhe aftësisë për t’u shkëputur në kundërsulme, por sulmet e shumta të Rakow dhe hapësira e madhe e lënë në mbrojtje e bën trajnerin e Legias që të hiqte dorë nga futbollisti shqiptar. /Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online