VIDEO/ Dramë për lojtarin shqiptar në derbin e Greqisë! Humb ndjenjat në ambulancë, mbahet me oksigjen dhe probleme me kujtesën

Në derbin mes Panathinaikosit dhe AEK pati një moment të vështirë për dy lojtarë shqiptarë që përfunduan në spital. Enis Cokaj pësoi një goditje nga Vida dhe kjo i shkaktoi probleme. Megjithatë mesfushori i Shqipërisë e mbylli ndeshjen deri në fund dhe menjëherë pas saj shkoi në spital për të marrë mjekimet.

Akoma më e rëndë ishte gjendja për lojtarin me origjinë shqiptare te AEK, Lazaros Rota. Ky i fundit u godit me bërryl nga Bernandi. Rota u gjakos dhe doli menjëherë me barelë, ndërsa në mediat greke u mësua se mbrojtësi 25-vjeçar kishte humbur ndjenjat në ambulancë, atje ku i dhanë oksigjen. Gjithashtu Rota ka pasur edhe humbje të kujtesës, por gjendja e tij është stabilizuar më vonë. /Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online