VIDEO/ Nuk po ndalej me driblimet, Murinjo humor me lojtarin e tij: Qetësohu, nuk je Zidane

Totenhemi i Murinjos e nisi me këmbën e mbarë këtë sezon në Europa League, ku mundën LASK Linz me shifrat 3-0. Londinezët treguan potencialin e tyre që në takimin e parë, teksa këtë edicion synojnë të ngrenë trofeun. Por një episode që tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht nga blerja e re e Spërsave, HoJbjerg.

Ky i fundit nuk po ndalej me driblimet e tij për një moment, duke vallëzuar dy herë rresht me topin ndër këmbë. Kaq ka mjaftuar që në kampin londinez të shpërthejnë të qeshurat dhe sigurisht nuk mund të mungonin batutat. Murinjo është shprehur pas ndeshjes se nisën ta quanin Zidane për shkak të lëvizjeve që kreu me topin.

“Filluam të qeshnim në përfundimin e pjesës së parë. Nisëm ta quanim ‘Zidane’ dhe i thamë: ‘Tani qetësohu Pierr. E ke bërë dy herë, por mos e bëj prapë. Ky nuk je ti.’”, u shpreh Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/thespursweb/status/1319369864067375112

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online