“Sfida mes nesh do të mbetet përjetë”, Mesi kërkon duelin me Ronaldon: I uroj shërim nga Covid-19, shpresoj të jetë në fushë

Ndeshja e radhës në grupin G do të jetë supersfida mes Barcelonës dhe Juventusit e cila do të luhet në “Kamp Nou”, Barcelonë. Të dyja këto ekipe vijnë nga fitorja dhe rezultati në fund të takimit do të ketë një peshë shumë te madhe në kryesimin e grupit. Gjithashtu kjo mund të kishte dhe një përballje mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Mess-it, duel që na ka munguar prej 2 vitesh që pas largimit të portugezit tek bardhezinjtë.

Megjithatë për këtë sfidë historike do të duhet të presim ndeshjen e kthimit, pasi Ronaldo nuk është grumbulluar për shkak të infektimit me COVID-19. Megjithatë Messi nuk ka nguruar të flas për duelin mes tij dhe yllit të bardhezinjve.

“Dueli mes nesh ka zgjatur prej vitesh, dhe më besoni që nuk është e thjeshtë të jesh në nivele të larta kur koha kalon. Por Real Madridi dhe Barcelona ishin skuadra shumë kërkuese, prandaj dhe ky duel ishte i barabartë për vite me radhë. Sfida mes meje dhe Cristiano është diçka që do të mbetet për jetë. Por ai shkoi në Itali dhe gjithçka mori rrjedhë tjetër, por duhet të ecim përpara. I uroj më të mirën dhe shpresoj të shërohet plotësisht nga COVID-19 e të jetë në fushë të mërkurën”- u shpreh Lionel Messi, i pyetur në lidhje me duelin me Ronaldon./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online