Rrezikon burgun në Beograd, babai i Joviç shpërthen ndaj serbëve: Një serb të fal gjithçka, vetëm suksesin jo

Gabimet e së shkuarës po e përndjekin edhe sot. Luka Joviç rrezikon ta shohë veten të mbyllur në qeli në vend të fushës së blertë, pasi Prokuroria e Serbisë ka kërkuar 6 muaj burg për të. Shkak është bërë thyerja e rregullave të karantinës. Në muajin mars lojtari la izolimin me Realin e Madridit dhe udhëtoi drejt Beogradit për të festuar ditëlindjen e partneres së tij.

Ky veprim ngjalli shumë debate atë kohë, duke e bërë sulmuesin e madrilenëve çështjen kryesore të ditës. Ndërkohë në lidhje me ngjarjet e fundit ka folur edhe babai i Luka Joviç, i cili ka shpërthyer ndaj serbëve në një prononcim për “Novosti“. I ati i futbollistit të Realit është shprehur se serbët i falin njëri-tjetrit gjithçka, por jo suksesin.

“Nuk do bëj deklarata, sepse nëse flas shumë do e gjejnë vendin atje ku duan të shikojnë Lukan, në burg. Një serb e fal një serb tjetër për gjithçka, përveç suksesit”, ka thënë babai i Luka Joviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online