Kukësi-Skënderbeu 0-0
Ka përfunduar në barazim pa gola ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut e luajtur në “Elbasan Arena“. Të dyja skuadrat janë ndarë në paqe, megjithëse rastet nuk kanë munguar. Secili ekip ka pasur shanset e veta për të tundur rrjetën, por nuk ia kanë dalë ta bëjnë një gjë të tillë.
Me këtë rezultat Kukësi ndodhet vetëm 2 pikë larg Laçit, duke vënë kështu disi në rrezik edhe pozicionin e 2-të në tabelën e klasifikimit. Vetë presidenti Gjici e bëri të qartë përpara takimit, ku i dha edhe një ultimatum lojtarëve për të marrë 3 pikët në takimin e sotëm, për arsyen e vetme konfirmimin si forcë e dytë në kampionat. Fitorja nuk erdhi dhe tashmë vendi i dytë do të vendoset në javën e fundit të kampionatit.
Ndërkohë në krahun tjetër Skënderbeu mbetet jashtë zonës europiane. Kjo e fundit ishte objektivi i korçarëve, pavarësisht dënimit për mospjesëmarrje në Kupat e Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Kukësi: Avdyli, Maliqi, Lulaj, Krasniqi, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj
Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Jashanica, Pollozhani, Daja, Dita, Elezi, Gripshi, Taipi, Bregu, Krasniqi