VIDEO/ Nga pozicioni i pamundur! Calhangolu i shtang të gjithë ndaj Atalantës, u festua edhe në Torino

Nga Klaudio Ndreca

Milani është duke u përballur ndaj Atalantës ndërsa po vazhdohet në shifrat 1-1. Kuqezinjtë kanë kaluar të parët në avantazh falë golit të mrekullueshëm nga ana e Calhanoglu. Në minutën e 14 të takimit dhe nga pozicioni i pamundur, mesfushori turk e ka dërguar topin me goditjen e dënimit në cepin e rrjetës.

Kështu është mposhtur Golini dhe festa ka nisur jo vetëm për Milanin, por edhe në Torino. Kjo pasi nëse kuqezinjtë arrijnë të fitojnë në këtë përballje shpallin Juventusin kampion. Një penallti do të akordohej për ndërhyrjen ndaj Malinovksit në minutën e 24, por Donaruma do të reagonte bukur për ta pritur. Megjithatë Atalanta ka arritur të barazojë në minutën e 30 me Zapatën që nuk do të gabonte duke i dërguar shifrat në 1-1. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online