VIDEO/ Nuk ndalen prodhimet e Superiores në Turqi! E duartroket edhe trajneri, shihni golin e Kristal Abazajt

Nga Klaudio Ndreca

Eduart Rroca dhe Kristal Abazaj e kanë nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tyre në Turqi te Instabulspori. Fanella e titullarit do t’i dhurohej të dy futbollistëve që po shpalosin të gjitha aftësitë, për të ngritur lartë edhe figurën e Superiores. Ekipi e Instabulsporit është duke fituar ndaj Eskisesporit në shifrat 1-0, atje ku sapo është mbyllur pjesa e parë.

Në minutën e 21 të takimit do të ishte pikërisht Kristal Abazaj që pas një pasimi nga krahu i djathtë ka arritur që të dërgojë topin në rrjetë lehtësisht, duke marrë edhe duartrokitjet e trajnerit. Sulmuesi i Kukësit vinte pas një super paraqitje në ndeshjen e fundit, atje ku fati nuk i buzëqeshi për të gjetur rrjetën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online