Kryhet operimi i Elton Cales, Tirana jep më shumë detaje për ndërhyrjen në shpatull

0

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranës, Elton Cale, ka kryer me sukses operacionin. Futbollisti i bardhebluve kishte nevojë për një ndërhyrje në shpatull e cila u mbyll në ditën e djeshme në spitalin “Salus”.

Tirana ka dhënë më tepër informacione në faqen e saj zyrtare, atje ku njofton se operimi është mbyllur pa asnjë problematikë shtesë. Ndërsa sa i përket rikthimit në fushën e blertë fillimisht duhet të pritet që lojtari të kthehet në formën optimale, që më pas t’i bashkohet ekipit në stërvitje. /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.