Vedat Muriqi ka shënuar sot golin e tij të 9 në La Liga. Emri i sulmuesit shqiptar nuk mund të mungonte në goleadën e Majorkës kundër Vijarealit. Vendasit fituan me shifrat 4-2 dhe goli i fundit mban autorësinë e Muriqit.
“Pirati” merr një pasim në zonë nga shoku i tij i skuadrës dhe me të majtën nuk gabon ta dërgojë topin në rrjetë. Aktualisht Muriqi është i 6-i në renditjen e golashënuesëve më të mirë të elitës së Spanjës, ndërsa në ndeshjen e sotme shtoi në statistikat e tij edhe një asist. Një aset për Majorkën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/