VIDEO/ Panik në skuadrën e Chelsea-t, kapiteni merr goditjen e fortë në kokë dhe humb ndjenjat në fushë

Azpilicueta ka qenë i pafat mbrëmjen e sotme. Mbrojtësi spanjoll ka hapur panik për skuadrën e Chelsea-t gjatë ndeshjes kundër Southampton-it. Në tentativë për të goditur topin, Mara godet në kokë kapitenin e bluve të Londrës, i cili humbet ndjenjat në fushë. Lojtarët shkojnë menjëherë pranë tij për t’i ardhur në ndihmë, ku shihen duke u përjekur t’i njerrin gjuhën për të parandaluar një përkeqësim të situatës.

Futbollistët bëjnë menjëherë me shenjë nga stafi mjekësor, të cilët hyjnë shpejt në fushë dhe japin ndihmën e parë për Azpilicuetën. Pas 10 minutave asistencë nga mjekët e Chelsea-t, spanjolli largohet nga loja me barrelë për ta dërguar më pas në spital. Klubi anglez ka njoftuar më vonë se kapiteni i tyre është përmendur dhe gëzon një gjendje të mirë shëndetësore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online