VIDEO/ “Nuk më ka ndodhur kurrë në karrierë”! Ançeloti flet pas humbjes me Barcelonën: Topi shkoi 5 herë në shtyllë, mu duk sikur ishte një mur aty…

Në një ndeshje miqësore të luajtur mbrëmë në Dallas, Barcelona ka mposhtur Real Madridin me rezultatin 3-0.

Edhe mund të themi se rezultati nuk ka rëndësi për ndeshje të tilla, gjë që nuk është larg së vërtetës, tifozët e Barcelonës mund të kënaqeshin përsëri dhe madrilenët nuk mund të durojnë një humbje kaq të rëndë.

Lojtarët e klubit madrilen dërguan deri në 28 goditje në portën e Marc-Andre Ter Stegen, nga të cilat topi goditi pesë herë shtyllat ose traversën, përfshirë një penallti.

“Është e çuditshme që topi goditi edhe kornizën e portës pesë herë, nuk mendoj se më ka ndodhur ndonjëherë në karrierën time. Më dukej sikur kishte një mur para portës së Barçës”, tha Ancelotti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online