VIDEO/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Interi mundet nga Bajerni, Napoli turpëron Liverpulin

Mbrëmja e sotme ka përmbyllur javën e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve. Kryendeshja ishte padyshim dueli Inter-Bajern Mynih. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi bavarezët janë larguar me tre pikët nga “Xhuzepe Meaxa”. Leroi Sane ka shënuar golin e parë në minutën e 25, ndërsa në të 66-n D’Ambrozio shënon autogol në portën e tij. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-2 dhe Bajerni largohet i qetë drejt Mynihut.

Ndërkohë Napoli kthehet në krenarinë e Serisë A. Të kaltrit kanë turpëruar Liverpulin në “Diego Armando Maradona”, teksa kanë fituar me rezultatin 4-1. Zielinsi nga pika e bardhë e penalltisë (5’), Anguisa (31’), Simeone (44‘) dhe sërish Zielinsi në minutën e 47 ishin autorët e golave për Napolin. Sa i përket Liverpulit, shkëndija e vetme erdhi nga Diaz në minutën e 49, por pa mundur të ndezë “the reds”-at./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/DEANFOOTBALL1/status/1567610540943441925

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online