VIDEO/ Napoli tallet me mbrojtjen e Liverpulit, 45 minutat e para janë një makth për djemtë e Klopit

Napoli po udhëheq bindshëm në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Të kaltrit e kanë mbyllur pjesën e parë kundër Liverpulit me rezultatin e thellë 3-0. Shifrat janë zhbllokuar që në minutën e 5 të takimit, kur Zielinski shndërron në gol një penallti të fituar pas një prekje të topit me dorë në zonë. Pak më shumë se 10 minuta më vonë VAR-i do të akordonte  një tjetër 11 metërsh për Napolin, por këtë herë Osimhen humb duelin me Alison Bekerin.

Megjithatë italianët tregojnë se nuk i nevojiten vetëm penalltitë për të tundur rrjetën. Në minutën e 31-të napoletanët rrëmbejnë një top nga mbrojtja e përgjumur e Liverpulit për të shënuar golin e dytë të takimit me anë të Anguisës. Ndërkohë një minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë, Xhovani Simeoni, i cili kishte vetëm 4 minuta në fushë, shtyn topin përtej vijës fatale. Një gol që dëshmon më së miri makthin që ekipi i Jurgen Klopit po përjeton në “Diego Armando Maradona“, teksa Kvaratshkelia tallet me mbrojtjen e “the reds“-ave përpara se të nxjerrë Simeonen me portën e zbrazët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online