VIDEO | Nuk ka rëndësi ku luhet, gjermanët “e bëjnë më së miri”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Futbolli luhet për tifozët dhe shumëkush mendon që spektaklin duhet ta japin ata në fushë. Por ka edhe nga ata që japin shembullin se gjithçka nis nga tribuna. Ultrasit e Ajntraht Frankfurt dhurojnë shfaqje jo vetëm në Gjermani.

Sot ata kanë qenë spektakolar në ndeshjen që skuadra e tyre fitoi në Qipro kundër Apollon. E gjithë tribuna pas porte ishte pushtuar prej tyre. Edhe pse në transfertë, ultrasit gjermanë kishin përgatitur koreografi.

Spektakolare ajo që kanë ofruar dhe tashmë ekipi i tyre ka përparuar më tej, pasi mori fitoren e katërt në grupe dhe u kualifikua. E sigurt që edhe në ndeshjet e tjera ata do të dhurojnë shfaqje dhe do të mbështesin ekipin e tyre maksimalisht.

https://www.facebook.com/UltrasTeam0/videos/932572690286992/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *