VIDEO/ Nuk ka marrë rrogën dhe shikon Barçën të investojë pafund, paradoksi i mesfushorit plotësohet me sharjet e tifozëve

0

Frenki De Jong po përjeton një paradoks të vërtetë në Barcelonë. Kriza e thellë ekonomike ka prekur ndjeshëm edhe llogarinë e tij bankare. Holandezi ka shuma të konsiderueshme të pagës së tij të pashlyera, por nga ana tjetër sheh klubin që në kohë krize investon pafund në merkato. Barcelona ka realizuar disa blerje të bujshme, ku më kryesori është Robert Levandovski. Madje tashmë i kërkohet edhe ulja e pagës së tij sezonale.

Por si për të mos mjaftuar me kaq, tabloja paradoksale plotësohet nga tifozët. Një grup mbështetësish të Barcelonës kanë qenë të pranishëm pranë ambienteve stërvitore të klubit, ku ka kaluar me makinën e tij edhe Frenki De Jongu. Sapo e kanë vënë re, tifozët kanë lëshuar ofendime në drejtim të tij. “Ule rrogën, k****”, është fraza e dëgjuar të thuhet nga tifozët./Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.