VIDEO/ Nuk ka fitues pas 6 golave, Kaleb Ekubani i shënon Milanit në “San Siro”

Përballja e sotme mes Milanit dhe Xhenoas ka përfunduar me 6 gola të shënuar, por pa njohur fitues. Skuadrat kanë barazuar me shifrat 3-3, në një ndeshje që prodhoi mjaft adrenalinë dhe emocione për tifozët. Protagonist në këtë përballje ishte edhe Kaleb Ekubani.

Ish-sulmuesi i Partizanit ka ndëshkuar kuqezinjtë në minutën e 48 të takimit, duke e dërguar rezultatin përkohësisht në 1-2 për Xhenoan. Milani përmbysi shifrat me anë të Gabias dhe Zhirusë, por një autogol i Tiaut në minutën e 87 vulosi rezultatin përfundimtar në 3-3./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Posts from the soccer
community on Reddit