VIDEO/ Granit Xhaka shënon gol spektakolar në Bundesligë, Leverkuseni nuk njeh kundërshtar në këtë sezon

Bajer Leverkuseni ka regjistruar sot ndeshjen numër 48 pa humbje në këtë sezon. “Aspirinat” vazhdojnë të mbeten të pamposhtur, duke mos njohur kundërshtar në këtë sezon ëndrrash. Kampionët se porsa shpallur të Gjermanisë kanë mposhtur me shifrat e thella 1-5 Ajntraktin e Frankfurtit.

Protagonist në këtë përballje ishte edhe Granit Xhaka, i cili ngriti siparin e golave për skuadrën e tij. Mesfushori shqiptar lëshoi të majtën e tij nga jashtë zone, duke shënuar një gol spektakolar për Leverkusenin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/