VIDEO/ Nuk ka fitues në shtëpinë e dytë të shqiptarëve, Kosovës nuk i mjafton Milot Rashica për të mposhtur Zvicrën

Ka përfunduar në paqe miqësorja e luksit për Kosovën, e cila ka barazuar 1-1 në Cyrih me Zvicrën. Këta të fundit kanë qenë një shtëpi e dytë për shqiptarët, pasi janë të shumtë në numër lojtarët me origjinë shqiptare që janë rritur si futbollistë në shtetin helvet.

Dardanët kanë zhvilluar një paraqitje pozitive, por nuk ka mjaftuar Milot Rashica për të dalë nga stadiumi me fitore. Anësori që luan me Noruiçin ka tundur rrjetën në minutën e 52-të, ndërsa vetëm 9 minuta më vonë Lotomba barazon rezultatin pas një harkimi të Mbabusë.

Në fushën e lojës kanë qenë nga minuta e parë edhe Granit Xhaka me Xherdan Shaqirin, të cilët nuk arritën të ishin vendimtarë për sa i përket rezultatit. Minuta në këtë miqësore pati edhe për Andi Zeqirin, i cili zbriti në fushë me fanellën e Zvirës, megjithëse pak muaj më parë ishte fare pranë marrëveshjes për të përfaqësuar Kosovën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online