Brazili ka arritur që të fitojë kundër Serbisë me shifrat 2-0. Richarlison ishte heroi i një mbrëmje që u vulos me golin e mrekullueshëm. Nuk ishte rastësi, ky realizim ishte praktikuar nga lojtari edhe në stërvitje, me të njëjtin saktësi.
Ndërkohë sulmuesi tjetër i Brazilit, Rodrygo, pas ndeshjes së djeshme u shpreh për “TV Globo”: “Richarlison ishte i përgatitur për këtë gol. Gjithmonë ka bërë shaka në stërvitje duke thënë se stërvitja është ndeshja. Ne jemi të surprizuar sigurisht me atë gol”, tha Rodrygo. /Sport Ekspres/