VIDEO Nuk është vetëm Rozherio Ceni, shihni golin e rrallë të portierit brazilian!

Brazili historikisht ka qenë një fabrikë talentesh, ndërsa rrallë ka prodhuar portierë të nivelit botëror. Edhe ata që kanë dalë në dritë, shpesh kanë peferuar të bëjnë edhe gjëra të tjera përveçse të shmangin golat e kundërshtarit, kujtoni Alison fundjavën e shkuar, që pësoi një gol për faj të tij, pasi tentoi të driblonte kundërshtarin.

Brazili prodhon edhe portierë golashënues, ku më i madhi natyrisht është Rozherio Ceni, autor i 122 golave me fanellën e Sao Paulos, që e ka veshur në periudhën 1993-2015. Ndërkaq, dje në mbrëmje një tjetër portier shënoi një gol fenomenal në Serinë A braziliane, Everson.

Portieri 27-vjeçar i Ceara-së mori përsipër ekzekutimin e një goditjeje dënimi në minutën e 19-të të ndeshjes kundër kampionëve në fuqi të Korinthiansit. Një gjuajtje perfekte dhe supergol, i dyti në karrierë për Everson, i cili kishte shënuar me penallti një gol vite më parë, kur luante në kategoritë e ulëta.

Shumë më i rëndësishëm goli i djeshëm, sepse Ceara fitoi 2-1 dhe është ngjitur në vendin e 18-të, duke parë gjithnjë e më pranë zonën e mbijetesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online