VIDEO/ Nuk e njihte, zbulohet poshtërimi që i bëri Mahrez lojtarit të PSG: Kush është ky djali këtu?

Në ndeshjen e zhvilluar mes PSG-së dhe Manchester City për “Champions League” do të ndëshkohej me karton të kuq lojtari i ekipit francez, Gueye. Ky i fundit bëri ndërhyje të rrezikshme kundër Gundogan, duke dalë nga fusha e lojës në minutën e 77.

Gueye e pranoi gabimin e bërë, por u shpreh se nuk kishte asnjë qëllim të keq ndaj Gundogan. Ndërkohë për të mbrojtur shokun e skuadrës, Mitchel Bakker replikoi me kundërshtarët që kërkonin kartonin e kuq për Gueye: “Pse po e kërkoni? As nuk keni parë asgjë fare”, tha lojtari holandez.

Nga ana tjetër nuk do të vononte shumë përgjigja e Mahrez që ishte e pamëshirshme ndaj Bakker: “Ik tani. Po dale, kush është ky djali njëherë?”, ishte “poshtërimi” që autori i golit të dytë i bëri kundërshtarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online