VIDEO/ “Nuk e mora seriozisht”, Seferi tregon rastin e humbur pas driblimit të Hoxhës: Mendova se isha offside

Është mbyllur në baraspeshë 0-0 pjesa e parë e derbit të kryeqytetit. Skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes me portat e paprekura, megjithëse këtë herë spektakli dhe zjarri nuk kanë munguar në fushën e lojës.

Seferi debuton nga minuta e parë me bardheblutë, ku ka pasur rastet e tij për të ndryshuar shifrat e takimit. Më e pastra ka qenë në minutën e 35, ku driblon edhe portierin Alban Hoxha, por në fund e dërgon topin jashtë. Në një prononcim të shkurtër për mikrofonin e “Supersport“, Seferi shpjegon përse realizoi një goditje të tillë dhe të parrezikshme.

“Patjetër që duhet të përmirësohemi në pjesën e dytë. Kisha një shans të mirë në fillim të lojës me të majtën, por e kapi Albani (Hoxha). Te e dytë të them të drejtën mendova se isha offside dhe nuk e mora seriozisht. E kemi dominuar Partizanin në pjesën e parë“, ka thënë Taulant Seferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online