VIDEO/ Nuk e lejon sëmundjen t’i bëhet pengesë, lojtari që vuan nga belbëzimi del përpara kamerave  pas dy golave të shënuar

Ken Sema ka marrë përkrahje të gjerë në opinionin sportiv dhe në rrjetet sociale për guximin që mori pas ndeshjes së fundit në kampionat, ku la mënjanë frikën e paragjykimeve. Mesfushori suedez vuan nga belbëzimi, por nuk e lejoi sëmundjen e tij të bëhej një pengesë. Sema ishte njeriu i ndeshjes në përballjen kundër West Bromwich-it, ku shënoi dy gola në fitoren 3-2 të Watford-it.

Ish-shoku i skuadrës së Rei Manajt u shfaq i lumtur përpara kamerave për të zhvilluar intervistën, duke mos lejuar mutacionin e tij të pengonte një nga ditët më të bukura të jetës së tij. Veprimi i tij është përshëndetur nga tifozët dhe bota e futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online