“Më flasin ende për Totin dhe Ikardin”, Spaleti shfryn me zemërim pas fitores në Champions: Do e marr në telefon njërin prej tyre tani dhe…

Napoli mori një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme kundër Ajntraktit të Frankfurtit, të cilin e mposhtën me shifrat 0-2 dhe me një lojë mjaft bindëse. Por pavarësisht rezultatit, Luçiano Spaleti nuk është shfaqur mjaft i kënaqur përpara mediave.

Përpara se të jepte intervistën për “Sky Sports”, kreu i pankinës së Napolit ka shprehur gjithë pakënaqësinë e tij me opinionin sportiv. Spaleti sapo u kthye nga intervista për “Mediaset”-in dhe tregoi i zemëruar se ende i kujtojnë mënyrën se si ka menaxhuar Totin dhe Ikardin, megjithëse po arrin një sukses të jashtëzakonshëm me Napolin.

“A ju zemërojnë ata? Ata ende më flasin për Totin dhe Ikardin, për mënyrën sesi kam menaxhuar Totin dhe Ikardin. Pastaj, tani do të telefonoj njërin prej tyre siç duhet, do t’i tregoj se si ia kam dalë me Totin dhe Ikardin”, është shprehur Luçiano Spaleti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online